Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka kujtuar mes vargjesh, studiuesin dhe shkrimtarin e mirënjohur, Moikom Zeqon, i cili u nda këtë mëngjes nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë.
Açka thotë se sot të gjithë jemi zgjuar më të varfër me ikjen e tij. Ajo thotë se Zeqo ishte ndër të paktët që nuk kërkoi kurrë, që dha shumë dhe që do t’i mbetemi borxh po aq shumë.
STATUSI I PLOTË
Sot, të gjithë jemi gdhirë më të varfër
Pusho në paqe, Miokom! Ti mendje brilante.
Një i urtë i patëdytë, që i bëri shërbimin kombit deri në fund, ndër të paktët që nuk kërkoi kurrë, që dha shumë dhe që do t’i mbetemi borxh po aq shumë…
Një nga intervistat e tij të fundit e dha ne sallën e Teatrit Kombëtar, pak javë para shembjes.
Poezi e Moikom Zeqos:
Ka një mrekulli të vdekjes
Ka një mrekulli të vdekjes të sakte si ligjet
kur trupat tanë do të shpërbëhen në elemente
të natyrës,
ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokësore,
si humus e kripëra te rrënjët e një bime,
që ajo të lulëzojë e të hapi petale
e të mahnitë gjithçka me bukurinë anonime.
Do të na lulëzojë eshtrat…
Ajme! Po shpirtrat vallë?
Si krijesa ajri do të enden nëpër re,
përherë të dy ndarë dhe asnjëherë një!