Valencia është destinacioni më i ri në listën e linjave që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ofron si mundësi për udhëtarët me linjë direkte.
6 qershori shënoi fluturimin e pare drejt këtij qyteti fantastik të Spanjës, përmes linjës ajrore low cost, WizzAir.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, është kthyer në epiqendrën e aviacionit të Ballkanit Perëndimor, duke ofruar përherë e më shumë lidhje të Tiranës me qytete botërore.
Gjatë ceremonisë përuruese të linjës Tiranë – Valencia, Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i aeroportit, u shpreh se shtimi i linjave te reja pritet te rrise numrin e pasagjerëve.
‘’Tashmë Wizz Air lidh Shqipërinë me një tjetër destinacion në Spanjë, Valencian pas Sevillas, Madridit dhe shumë të tjera.
Më e rëndësishmja është që ne po vazhdojmë të rritemi. Objektivi ynë është që këtë vit të presim mbi 9 milionë pasagjerë duke e bërë aeroportin e Tiranës me rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor’’, tha Farabbi.