Janë shtuar destinacionet drejt të cilëve kanë nisur fluturimet nga aeroporti i Rinasit, ku krahas Vjenës, Beogradit, Athinës, Milanos, Venecias, Firences, nesër mund të udhëtohet dhe drejt Romës, Brukselit dhe Budapestit e Pisës. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:

Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim

Albawings – Tiranë – Pisa dhe kthim

Belavia – Tiranë – Minsk dhe kthim

Tui Fly – Tiranë – Bruksel dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.??

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE.