Jetstar Airways në Zelandën e Re ka anuluar një pjesë të fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare, duke përmendur rritjen e çmimeve të karburantit si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Kompania ajrore bëri të ditur se rreth 12% e fluturimeve gjatë muajit maj janë prekur, duke përfshirë linjat midis Auckland dhe qyteteve si Christchurch, Wellington, Sydney dhe Brisbane.

Sipas kompanisë, shumicës së pasagjerëve u është ofruar alternativë për të udhëtuar në të njëjtën ditë, ndërsa ndryshimet në orar cilësohen si të përkohshme. Në një deklaratë, një zëdhënës i kompanisë theksoi se vendimi lidhet me rritjen e kostove të karburantit për avionë dhe faktorë të tjerë ekonomikë në rritje.

“Na vjen keq për shqetësimin dhe i falënderojmë klientët për mirëkuptimin e tyre”, thuhet në reagimin zyrtar.

Ndikimi i rritjes së çmimeve të energjisë po ndihet edhe në rajone të tjera. Vietnam Airlines ka anuluar pothuajse dy duzina fluturimesh vendase në javë për shkak të shqetësimeve mbi çmimin dhe furnizimin me karburant. Po ashtu, linjat ajrore në Myanmar kanë reduktuar oraret e tyre të fluturimeve.