SHBA, 21 shkurt 2013– Turisti i parë kozmik në botë dhe multimilioneri Dennis Tito po përgatit dërgimin e një misioni me astronautë në Mars në vitin 2018. Udhëtimi për në Mars dhe kthimi në Tokë do të zgjasë 501 ditë, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar të enjten në faqen e Internetit të NASA-s.

Kohë më parë Dennis Tito themeloi kompaninë jokomerciale Inspiration Mars Foundation për realizimin e misionit në Mars, qëllimi i të cilit është gjenerimi i njohurive të reja dhe përvojës për epokën e ardhshme të eksplorimit të kozmosit. Në vitin 2001 Tito fluturoi 128 herë rreth Tokës, duke paguar për këtë 20 milionë $.