Nga Izraeli do të niset për herë të parë një aeroplan drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, duke shënuar një tjetër hap të madh në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm pas arritjes së marrëveshjes për paqe mes dy vendeve.
Udhëtimi do të zgjasë 3 orë, dhe në Emiratet Arabe pritet të mbërrijë një delegacion i zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë. Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i tretë arab në Lindjen e Mesme që kanë njohur shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij në vitin 1948.
Në fillim të këtij muaji, dy vendet hapën për herë të parë shërbimet direkte telefonike mes tyre, ndërsa Emiratet Arabe shfuqizuan një ligj që ishte në fuqi prej vititi 1972 për bojkotimin e Izraelit.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u ndërmjetësua nga SHBA dhe u bë publike përmes një njoftimi të papritur më 13 Gusht.