Firma Virgin Galactic e Sir Richard Branson do të dërgojë më në fund pasagjerin e saj të parë me pagesë sot në hapësirë, duke i dhënë fund një pritjeje gati dy dekadash.

Misioni ‘Galactic 02’ do të dërgojë një ekuipazh prej gjashtë vetash në orbitë – duke përfshirë tre turistë – në bordin e aeroplanit hapësinor VSS Unity kur ai të niset nga New Mexico më vonë.

Turistët janë olimpisti britanik në pension, Jon Goodwin, 80 vjeç, i cili pagoi 250,000 dollarë (191,000 £) për biletën e tij në hapësirë në vitin 2005.

Është gjithashtu dyshja antiguane nënë dhe bijë, Keisha Schahaff, 46, dhe Anastasia Mayers, 18, të cilat fituan bileta falas për udhëtimin komercial një herë në jetë.

Ata bashkohen me tre anëtarë të ekuipazhit në aeroplanin hapësinor, i cili do të arrijë mbi 50 milje (80.5 km) mbi nivelin e detit që pasagjerët të shijojnë pamje të jashtëzakonshme të Tokës.

Virgin Galactic, i cili u themelua nga Branson në vitin 2004, konfirmoi se dritarja e nisjes për fluturimin do të hapet në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale (16:00 BST).

Transmetimi zyrtar i misionit do të jetë drejtpërdrejt në faqen e internetit të kompanisë dhe kanalin YouTube.

“E ardhmja e udhëtimit në hapësirë ka mbërritur”, thotë kompania në faqen e saj të internetit.

“Numërimi mbrapsht i transmetimit të drejtpërdrejtë do të fillojë pak përpara lëshimit të anijes kozmike.”

Misioni historik i sotëm Galactic 02 do të ketë gjashtë persona në bord, duke përfshirë tre punonjës të Virgin Galactic – komandantin Frederick Sturckow, pilotin Kelly Latimer dhe instruktoren e astronautëve Beth Moses.