Forcat e armatosura turke këtë të hënë rrëzuan një mjet ajror pa pilot që po i afrohej hapësirës ajrore të tyre nga veriu mbi Detin e Zi. Ministria turke e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me ngjarjen teksa theksoi se droni po monitorohej në përputhje me procedurat standarde.
“Për të siguruar sigurinë e hapësirës ajrore, avionët F-16 që i përkisnin forcave të NATO-s dhe forcave kombëtare ndërmorën një mision reagimi të shpejtë.
Droni në fjalë u identifikua si një mjet ajror pa pilot që u konsiderua jashtë kontrollit. Për të shmangur çdo situatë të mundshme negative, ai u rrëzua në një zonë të sigurt jashtë zonave të populluara”, shkruhet në reagimin e ministrisë.





