E frikshme duket edhe mëngjesin e sotëm vendngjarja e aksidentit tragjik të mbrëmjes së të enjtes, që i mori jetën 18-vjeçares Vikena Greku dhe la të plagosur drejtuesin e mjetit tip BMW dhe 2 këmbësorë.
Pamjet që sjell mëngjesin e sotëm nga vendngjarja “DurrësLajm” tregojnë shumëçka nga dinamika e aksidentit, të regjistruar rreth orës 22.15 të mbrëmjes së djeshme.
Makina e drejtuar nga shtetasi A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier ka shkatërruar barrieratt mbrojtëse dhe ka fluturuar nga Ura e Dajlanit e më pas ka përfunduar tek një biznesh lulesh në hyrje të rrugës “Pavarësia” në zonën e Plazhit.
Përveç dy personave që ndodheshin në mjet, ku pasagjerja 18-vjeçare humbi jetën, të plagosur rëndë mbetën edhe drejtuesi i mjetit dhe dy këmbësorë në moshë të re, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





