Stuhia e erës dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë bregdetin shqiptar duke detyruar pushuesit të boshatisin plazhet.

Në pamjet e shpërndara nga pushuesit, shihet momenti kur në Ksamil era “fluturon” çadrat e shezlongët, duke i hedhur në det.

Disa pushues largohen me shpejtësi, ndërsa të tjerë tentojnë të kapin sendet e tyre që i merr era.