Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha sot se perspektiva ekonomike globale mbetet shumë e pasigurt duke pasur parasysh pandeminë e koronavirusit dhe zgjerimin e hendekut midis vendeve të pasura dhe të varfra, e cila po i kërkon FMN të gjejë mbështetje shtesë.
Në një konferencë virtuale për shtyp, Georgieva njoftoi një aprovim të ri të “monedhës” së FMN-së, përkatësisht të drejtave speciale të tërheqjes, e cila do t’u sigurojë vendeve hapësirë më të madhe fiskale për zgjidhjen e krizës shëndetësore dhe përshpejtimin e tranzicionit në ekonominë digjitale dhe të gjelbër, raporton Reuters.
Shtetet e Bashkuara, aksionari më i madh i vetëm i FMN-së, bllokuan lëvizjen e Fondit nën presidentin në largim Donald Trump, duke pretenduar se ai do të siguronte më shumë fonde për vendet më të pasura, pasi shpërndarja do të ishte proporcionale me pjesën e tyre të pronësisë.
Ministrja e Financave e Suedisë Magdalena Anderson, kryetarja e re e Bordit të Drejtorëve të FMN-së, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me Georgieva se ishte e qartë se nevoja për likuiditet mbetet e lartë dhe se ajo do të konsultohet me vendet anëtare mbi mundësitë e rritjes së likuiditetit.
Georgieva deklaroi se FMN rriti shpejt financimin koncesionar të tregjeve në zhvillim dhe ekonomive në zhvillim, i cili gjithashtu përfshiu donacione prej rreth 20 miliardë dollarësh në të drejtat ekzistuese speciale të tërheqjes (SDR). Ai lloj financimi, shtoi ajo, do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm, por duhen hapa të mëtejshëm.
Opsioni i një alokimi të ri SDR, një aktivitet i ngjashëm me shtypjen e parave të bankës qendrore, nuk u hoq kurrë nga tabela nga anëtarët e FMN, tha ajo, duke vënë në dukje se disa anëtarë vazhduan ta diskutonin atë si një lëvizje të mundshme.