Policia, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë pasditen e kësaj të shtune një aksion te Komuna e Parisit në kryeqytet, me qëllim kapjen e një personi të shumëkërkuar.
Raportohet se ky operacion policor po kryhet për llogari të një qarku tjetër të vendit, Shkodrës, ndërsa priten të jepen detaje të reja në vijim.
Blutë e kryeqytetit nuk kanë dhënë detaje për emrin e personit që pritet të arrestohet si dhe në tarracat e pallateve pranë Komunës së Parisit janë vendosur disa efektivë policie të pajisur me snajpera. Personi në kërkim ka rrezikshmëri të lartë kriminale, ndërsa dyshohet si i përfshirë edhe në vrasje.





