FNSH dhe RENEA janë ndalur sot pasdite në Lezhë në kuadër të operacionit antikanabis, që po ndërmerret në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa.

Nga informacionet e para mësohet se janë sekuestruar 4 mijë rrënjë kanabisi. Gjatë operacionit, në një serëm janë zbuluar rrënjë kanabisi. 

Forcat e shumta të policisë dhe dy ekipe të FNSH dhe RENEA-s janë në terren për të kontrolluar për parcela me kanabis. 

Operacioni momentalisht po kryhet ne fshatin Kashnjet te Lezhes.