Përmbytjet masive që përfshinë vendin kanë prekur shumë edhe Fushë-Krujën. Mësohet se janë evakuuar dhjetëra familje, por ende shumë njerëz kanë mbetur në çatitë e shtëpive.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë me helikopter në Derven ndërkohë që Albeu.com mëson se ditën e sotme në orën katër të mëngjesit, ata kanë arritur të shpëtojnë edhe këngëtarët e njohur shqiptarë Eranda Libohova, Kejsi Tola dhe tenorin e mirënjohur Kastriot Tusha.
Makina e Eranda Libohovës është zhytur thellë në ujë duke rrezikuar edhe jetën e këngëtarëve, të cilët fatmirësisht kanë marrë ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë situata në të gjithë vendin vazhdon të jetë shumë problematike.





