Phil Foden është larguar nga skuadra e Anglisë për t’u kthyer në shtëpi për shkak të një çështjeje familjare, ka konfirmuar FA. 

Ylli i Manchester City-t, i ka luajtur të tria ndeshjet e Anglisë në Europian deri më tani dhe mungesa e tij pritet të jetë ‘e përkohshme’. 

“Phil Foden është larguar përkohësisht nga kampi i Anglisë dhe është kthyer në Angli për një çështje të ngutshme familjare”, tha një zëdhënës i Federatës Angleze të Futbollit.

Daily Mail ka zbuluar se Foden është larguar drejt Anglisë, pasi pritet të bëhet baba për herë të tretë dhe do të jetë pranë bashkëshortes së tij në këtë moment të veçantë.