Ish-kryeministri Sali Berisha për pak minuat pritet të nis “Foltoren” e tij me demokratët e qytetit të Durrësit.
Takimi do të zhvillohet në ambietet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”.
Të pranishëm në këtë takim deri tani priten të jenë: deputeti i Durrësit dhe kryetari i Këshillit Kombëtar i PD-së Edi Paloka, nën kryetari i PD-së Durrës Arlind Boshku, nënkryetari Neritan Golja, kryetari i PD-së Shijak Rezeart Tusha, deputetët Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi, ish-kryetari i PD-së Durrës Osman Stafa, ish-nënkryetari Dritan Burgija si dhe ish-kryetari i bashkisë Durrës Arqile Gorea.