Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme do të mbajë “Foltoren” e radhës me demokratët në qytetin e Kukësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha bën me dije se “Foltorja” do të ndalet në orën 17:30 në Pallatin e Kongreseve në Kukës.

Ish-kryeministri u bën thirrje që ti bashkohen pasi vetëm të bashkuar mund të fitojnë.

Sot ne ora 17:30 ne Pallatin e Kultures ne Kukes do mbahet Foltorja: “Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me hapur” ftoj demokratet dhe demokratët e Kukesit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, shkruan Berisha.