Një qytetare nga Shkodra, me banim në Kamëz, i ka shprehur gatishmërinë ish-kryeministrit Sali Berisha për të protestuar duke fjetur në rrugë.
Zonja u shpreh, se më mirë për të ishte të flinte 100 ditë në asfalt, sesa të paguante për 100 vjet borxhet e Edi Ramës.
Ajo gjithashtu në fillim të fjalës së saj u shpreh se dy vitet e fundit, Berisha kishte qenë në ëndrrat e saj, që të merrte drejtimin e PD-së.
“Quhen Anila, nga Shkodra, banuse në Kamëz.
Nuk kam karton partie, por jam e djathtë. Partinë Demokratike dhe Sali Berishën i kam në shpirt, i kam në zemër, në mendje dhe gjak, siç i ka gjithë populli që ndodhet këtu.
Unë doktor jam në mbështetjen tuaj, që ditën e parë te Rogneri, sepse do i shkoj instiktit tim, pavarësisht se fizikisht kemi qenë larg, prej dy vitesh ti je në ëndrrat e mia se do t’i kthehesh PD-së.
Sot shpreh gatishmërinë time të palëkundur që të shkojmë drejt një fitore të PD-së për shumë pak ditë. Jam e gatshme, si shumë gra e vajza, që të protestojmë jo me protesta dy orëshe, por duke fjetur në asfalt, derisa ta rrëzojmë regjimin.
Unë bëj një llogari, më mirë flej 100 ditë në asfalt se shlyej borxhet e Edi Ramës për 100 vjet”, tha qytetarja.





