DURRËS, 3 prill 2014 –  Në një takim që ministrja shqiptare e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantinë Gjermeni zhvilloi me ambasadorin italian Massimo Gaiani, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim përmes zbatimit të projekteve konkrete.

Barbara di Piaca (Piazza), eksperte italiane e çështjeve ndërkombëtare, do të ndihmojë Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, duke e asistuar për një periudhë 6-mujore në përdorimin e fondeve evropiane.

Ekspertja do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore dhe përfshirja në rrjete apo nisma evropiane dhe rajonale, duke ndihmuar dikasterin lidhur me mundësitë për përftim nga instrumentet e financimit të KE-së.

Ambasadori Gaiani shprehu angazhimin e tij për bashkëpunim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/