Situata te Milani ka nisur të “ziejë” përsëri pas barazimit pa gola në fundjavë përballë Xhenoas. Mediat raportojnë se stoli i portugezit Fonseka ka filluar të lëkundet fort pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit.

Pavarësisht ngritjes së toneve nga ana e portugëezit në dhomat e zhveshjes, situata te Milani duket shumë e tensionuar.

Kujtojmë që në në fundjavë Fonseka uli në stol Teo Hernandezin, ndërkohë që në Spanjë e bëjnë fakt të kryer që, nëse Fonseka zhgënjen edhe këtë fundjavë, do të shkarkohet dhe në vend të tij do të emërohet Ksavi Hernandez. Ish-trajneri i Barcelonës është përfolur vazhdimisht për një eksperiencë te kuqezinjtë.

Ditët e fundit të vitit 2024 mesa duket do të jenë të zjarrta për Milanin. Duke u renditur në vendin e tetë, kjo gjë është larg pritshmërive të tifozëve dhe Fonsekën e shohin si një nga fajtorët kryesorë.