Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një deklaratë për mediat ka folur për Javën e Sigurisë Rrugore ku ka bërë të ditur masat e marra nga policia.

Në këtë prononcim ai  ka folur edhe për operacionin "Forca e Ligjit", dhe sipas tij ky operacion do të shtrihet jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë  saj.

DEKLARATA

"Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë. Që do të thotë luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe sidomos organizatave të strukturuara kriminale. Policia e Shtetit do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë për të kapur standardet e BE në drejtimin e parandalimit të aksidenteve me pasoja në mënyrë të veçantë ashtu sikurse po punon për kontrollin e lëvizjeve por edhe monitorimin më të gjithë ahpësirën e vendit tonë."