Janë zbuluar emrat e 5 personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Sipas të dhënave zyrtare,bëhet fjalë për shtetasit Gazmor Kukla, Gerald Yzeillari, Edmond Abazi, Kristi Maxhari, Kristian Petani.

Edmond Sula, nëndrejtor i Policisë Elbasan ka dalë sot para mediave për të dhënë detajet e operacionit.

Dje u shoqëruan 8 persona, nga të cilëve më pas vetëm 5 kanë përfunduar në pranga.

Gjatë operacioni dje, u fol për goditjen e një grupi kriminal dhe u sekuestruan armë, tritol e drogë.