Forcat e Armatosura vijojnë të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Dibrës. Ministria e Mbrojtjes informon se pas ngritjes së çadrave, FA-të kanë nisur shpërndarjen e bazës materiale dhe ushqimeve.
Kështu janë shpërndarë në bashkitë e qarkut Dibër rreth 200 shtretër, batanije dhe bazë materiale. FA-të po shpërndajnë edhe pako ushqimore në zonat e prekura nga tërmeti.
Prej 11 gushtit pas tërmetit, 19 familje në disa njësi administrative jetojnë në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura. Ndihmat e shpërndara nga Forcat e Armatosura janë nga rezervat materiale të shtetit.





