NATO ka publikuat fotot nga stërvitja e përbashkët e forcave të armatosura të Shqipërisë me instruktorët e Forcave Speciale të SHBA-së.
Ata janë përqendruar në lëvizjen përmes terrenit të vështirë, operacioneve me shenja të ulëta dhe neutralizimin e kërcënimeve në kushte realiste.

“Përpara misionit vjen trajnimi. Përpara presionit vjen përgatitja”

“Përmes skenarëve të vështirë, Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s mprehin gatishmërinë, precizitetin dhe koordinimin e nevojshëm për të vepruar në mjedisin kompleks të sigurisë së sotme”.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë | Forcat e Operacioneve Speciale të Shqipërisë stërviten së bashku me instruktorët e Forcave Speciale të SHBA-së, duke u përqendruar në lëvizjen përmes terrenit të vështirë, operacioneve me shenja të ulëta dhe neutralizimin e kërcënimeve në kushte realiste”, thuhet në njoftimin e tyre krahas fotove.






