Ushtria izraelite tha se kreu një tjetër sulm tokësor në Rripin e Gazës, në vendin ku prej prej tre javësh forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore me objektiv militantët e Hamasit.

Ndërhyrja, i paraprin një sulmi të mundshëm me trupa tokësore në territorin që qeveriset nga Hamasi, që sipas ministrit të Mbrojtjes së Izraelit mund të ndodhë shpejt.

Ndërkohë, avionë luftarakë amerikanë, kryen sulme ajore ndaj objektivave në lindje të Sirisë, pas sulmeve ndaj forcave amerikane nga luftëtarë të mbështetur nga Irani, duke shtuar tensionet në rajon të nxitura nga konflikti tre javor në Gazë.

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore, në përgjigje të sulmit të grupit militant të Hamasit, në 7 tetor, numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në mbi 7300. Më shumë se 1400 banorë izraelitë janë vrarë, shumica civilë, gjatë sulmit të befasishëm të grupit militant të Hamasit, i sanksionuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. 229 persona, mes tyre te huaj, u morën peng nga militantët e Hamasit dhe po mbahen në Gazë. 4 prej pengjeve janë liruar./ VOA