Durrësi është zgjuar sërish me operacione kërkim-shpëtimi për personat që ndodhen ende nën rrënoja në pallatet dhe hotelet e shembura nga tërmeti. Me shpresën për të gjetur banorë që janë gjallë, forcat speciale, të FNSH, të Reneas, Zjarrfikëses, autoambulanca, forca speciale të ardhur nga vendet e huaja, janë të gjithë në aksion për kërkim-shpëtimin e këtyre banorëve.
Operacioni po udhëhiqet nga forcat turke, dhe dyshohet se janë edhe dy persona nën rrënoja, bën të ditur prefekti i Durrësit Roland Nasto për “DurrësLajm”.
Këto janë edhe pamjet gjatë operacionit në hotelin “Miramare” në Plazh, të përcjella nga “DurrësLajm”.
Nga bilanci i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes, kanë humbur jetën 29 persona, 650 janë lënduar dhe 45 janë shpëtuar.





