Kuvajt, 12 maj 2014 – Agjencia e lajmeve gjysmë shtetërore “KUNA” Kuvajt News Agency, njofton se ambasadori kuvajtian në Tiranë, Shkëlqesia e tij Al-Bader i ka nxitur investitorët kuvajtianë të investojnë në Shqipëri. Ai, ndër të tjera, ka dhënë shpjegime të detajuara për masat e marra nga qeveria Rama për mikpritjen e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Ambasadori përmend rastin e firmës  kuvajtjane “Al Syar Grup” me mbi 500 punonjës, që nënshkroi pak kohë më parë një memorandum mirëkuptimi me qeverinë shqiptare për investime të kësaj firme në Shqipëri. Përfaqësues të firmës kryen një vizitë një javore në Shqipëri. Ata gjatë vizitës takuan Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, Kryeparlamentarin Ilir Meta si edhe ministrat e Bujqësisë, Ekonomisë dhe Punës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/