6 janar 2014 – Në panairin e përvitshëm te makinave në Las Vegas, qe do te zhvillohet nga data 7- 10 janar , makina “Ford” pritet te prezantoje një risi të re teknologjike: Prototipi i pare me Panel Diellor. Behet fjale për modelin “Ford C-Maks me energji diellore”. Ford e ka realizuar kete prototip makine ne bashkepunim me kompanite SunPower Corporation dhe Georgia Institute of Technology. Ky prototip  ne vend te tavanit ka te instaluar një Panel Diellor i cili është i aftë të thithe energjinë e diellit në çfarëdo pozicioni që ai ndodhet. Gjate ditës, në ecje e sipër makina mund të karikohet me energji, ndërsa për karikim të plote, këtij modeli i duhen gjithsej 4 orë. Një automjet “Ford C-Maks” me energji diellore plotësisht i karikuar është në gjendje që të përshkoje 34 kilometra rrugë. Aktualisht kjo teknologji e prezantuar nga “Ford” është ende në koncept të tij dhe nuk dihet nese do te prodhohet per shitje. Makina do të testohet pas ekspozimit të saj në panairin e përvitshëm të Las Vegasit.