Në orën 18.00 vëmendja do të jetë te derbi i Milanos. Milan dhe Inter do të përballen me njëra tjetrën, në sfidën që shkon për llogari të Serie A. Pak më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Inter është në pozitën e 3-të me 9 pikë. Ekipi i Piolit është në vendin e 6-të me 8 pikë. Më poshtë keni rreshtimet e të dy skuadrave.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, De Ketelaere, Leao; Giroud.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Darmian; Correa, Lautaro Martinez.