Jemi në vitin 2022 dhe askush nuk e priste, por po ndodh në Ukrainë.

Ekipi i futbollit të Dinamos së Kievit, një prej më të mëdhenjve në Ukrainë dhe gjithashtu i njohur në Europë, e ka kthyer formacionin e fushës së lojës, në atë të rezistencës ushtarake.

Të gjithë lojtarët janë armatosur dhe kanë dalë në frontin e parë kundër Rusisë, pasi këta të fundit po hyjnë në qytetin e tyre.

Lojtarët e drejtuar nga Mirca Lucesku kanë përballë ndeshjen e jetës ku humbja duhet të përjashtohet si mundësi.

Le t’i urojmë fat në këtë moment të vështirë.