Në odeonin “Nikolin Xhoja”, në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës është zhvilluar një koncert artistik.

Formacioni i harqeve ka interpretuar për artdashësit durrsakë, një repertor të pasur të dy kompozitorëve të njohur shqiptarë.

Formacioni ka nisur turin drejt qytetit te Elbasanit për të marrë pjesë në festën kombetare te harqeve.

E veçanta e këtij koncerti ishin veprat e reja të cilat kjo orkestër i ka bërë pjesë të repertorit të saj për të përcjellë tek publiku mjaft emocione.

Në këtë koncert, artistët kanë luajtur dy vepra të Aleksandër Pecit dhe Moni Kurishit.