Në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë, Gianni de Biasi ka idetë e qarta për formacionin e Kombëtares shqiptare.

Pritet që Berat Gjimshiti ta nisë ndeshjen si titullar, ndërsa sulmi ende është në dilemë, pasi dyshja Cikalleshi-Sadiku po kalojnë një formë të shkëlqyer.

Tekniku italian ka të qartë mesfushën ku në vend të Gashit pritet të aktivizohet Odise Roshi.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË 4-5-1: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Roshi, Lenjani, Cikalleshi (Sadiku).