DURRËS, 12 mars 2015 –  Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik e Durrësit kontribuon në Institutin e të Miturve Kavajë në pjesën e formimit profesional të tyre. Bashkëpunimi do të zgjerohet dhe në disa profesione. Madje, këtu është festuar dhe Dita e Mësuesit, më 7 mars 2015. Vlen për t’u përmendur opinioni shumë pozitiv që ka drejtori i institucionit Përparim Daiu për instruktorët nga Durrësi. Këtu ekzistojnë kabinete profesionale nga më të mirët në vend.

Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në muajin janar 2015 kishte gjithsej 10 mitur të dënuar, nga të cilët dy të moshës 14-16 vjeç dhe 8 të moshës 14-16 vjeç. Ndërsa si të paraburgosur ishte 47 minorenë, nga të cilët 11 të moshës 14-16 vjeç dhe 46 të moshës 16-18 vjeç. Kapacitetet akomoduese të institucionit janë për 40 persona.

Info

Instituti i të Miturve u hap në tetor të vitit 2009. Ky institut shërben si një qendër rehabilitimi, këshillimi dhe shkolle për të miturit. Ky projekt ambicioz u realizua me investim të BE-së me një fond prej 2.4 milionë euro.

Në këtë institut, trajtohen minorenë të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale. Mosha e të miturve që do të vuajnë dënimin aty do të jetë nga 14-18 vjeç.

Rreth 80 për qind e stafit është civil dhe pjesa tjetër policor. Pjesën më të madhe të kohës e zënë programet e ndryshme mësimore, sociale e psikologjike për t’u ardhur në ndihmë minorenëve dhe veçanërisht të mos përsërisin ato vepra penale për të cilat duhet të vuajnë një dënim qoftë edhe në këtë qendër të specializuar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/