Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar takimet me partitë e komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë.

Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane ka takuar Albin Kurtin për negociatat për formimin e qeverisë.

Pas takimit ai tha se është i hapur për bashkëpunim, por nuk konfirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje.

As Duda Balje e Listës së Bashkimit Demokrat nuk ka konfirmuar mbështetjen për LVV-në, thotë se ia ka paraqitur kërkesat e saj ku përfshihet formimi i një komune të komunitetit boshnjak.

Ai do të vijojë më vonë me takime me partitë e tjera.