4 dhjetor 2014 –  Këshilli Botëror i FIA-s në Doha ka vendosur që sezoni i ardhshëm do të jetë më i gjati në historinë e Formula 1, me plot 21 gara. Sipas këtij kalendari, sezoni do të fillojë më 15 mars 2015 në Australi dhe do të përfundojë në 29 nëntor në Abu Dabi. Çmimet e Mëdha të reja do të jenë ai i Meksikës dhe i Koresë së Jugut. Gjithashtu, gara e fundit e Botërorit nuk do të japë dyfishin e pikëve si në këtë sezon. Ja kalendari i plotë:

 

 

5 mars – Australi

29 mars – Malajzi

12 prill – Kinë

19 prill – Bahrain

3 maj – Kore e Jugut

10 maj – Spanjë

24 maj – Monako

7 qershor – Kanada

21 qershor – Austri

05 korrik – Britani e Madhe

19 korrik – Gjermani

26 korrik – Hungari

23 gusht – Belgjikë

6 shtator – Itali

20 shtator – Singapor

27 shtator – Japoni

11 tetor – Rusi 

25 tetor – SHBA 

1 nëntor – Meksikë

15 nëntor – Brazil

29 nëntor – Abu Dhabi