Vajzat seksi që shoqërojnë pilotët para garave të Formula 1 dhe jo vetëm është një binom që gjithnjë ka tërhequr mijëra fansa. Por në të ardhmen, vajzat seksi që me çadrat e tyre qëndrojnë pranë pilotëve mund të mos ekzistojnë më.
Pronarët e rinj të Formula 1 po mendojnë që t’i largojnë ato. “Shumë njerëz besojnë se tashmë kjo është një traditë e dalë jashtë mode, por disa mendojnë se ato duhet të vazhdojnë të qëndrojnë. Kur t’i shohim të gjitha opinionet, do të marrim një vendim për të mirën e sportit tonë”, tha Chase Carey, pronari i Liberty Media, që zotëron kuotat e shumicës së Formula 1.
Kjo gjë do të ndodhë jo vetëm para garës, por edhe në momentin që pilotët ngjiten në podium dhe vajzat seksi shoqërojnë pilotët, që shpesh i lagin ato me shampanjë pas fitores.