Fernando Alonso ka dalë pa pasoja nga dhjetëra aksidente me makinën e Formula 1 gjatë karrierës së tij. Por një aksident me biçikletë ka qenë ai që ka shqetësuar më shumë botën e automobilizimit. Skaudra e tij në Formula 1, Alpine, ka konfirmuar se piloti spanjoll është aksidentuar në rrugët e Zvicrës ku po bënte stërvitje me biçikletë si pjesë e përgatitjeve për edicionin, duke u goditur nga një automjet. Nuk bëhen ende të ditura rrethanat e ngjarjes, por skuadra saktësoi nëpërmjet një komunikate se ai ishte i ndërgjegjshëm dhe në gjendje të mirë të përgjithshme. “Fernando është i përmendur dhe në gjendje të mirë, por pret ekzaminimet e tjera mjekësore të premten”, theksonte skuadra në njoftimin që shpërndau.Sipas mediave spanjolle, mendohet se Alonso nuk ka fraktura të rëndësishme, por mjekët duan të sigurohen e për këtë arsye piloti është në kontroll në pritje të testeve të mëtejshme. Gjithashtu, raportohet se goditjen më të fortë ai e ka marrë në kokë, në pjesën e nofullës dhe dhëmbëve, po r nuk dihet ende nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe nëse kjo do të pengojë fillimin e sezonit të 39-vjeçarit që kthehej pas dy vitesh mungesë në garat e Formula 1.
Formula 1 në ankth, Fernando Alonso aksidentohet teksa bënte xhiro me biçikletë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Paralajmëron ministri rus: NATO po përgatitet për përplasje ushtarake me Moskën
Durrës/ Gropa që po “u nxin jetën” qytetarëve (VIDEO)
OBSH: Gjysma e popullsisë përballet me probleme të shëndetit oral, shqetësim edhe për Shqipërinë
Rinas/ Përgjigjja e autoriteteve spanjolle: Atentati u planifikua në Shqipëri





