Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në korrikun e 2024 do zhvillohet gara botërore e ujit, Formula 1 në qytetin e Pogradecit.
43 skuadra nga e gjithë bota, do e kthejnë këtë qytet kryeqendrën botërore të sporteve për 7 ditë. Gjithashtu kryeministri tregon se pas disa vitesh, në Elbasan do zhvillohet edhe Formula 1 me makina.
“Mirëmëngjesi dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë! 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, shkruan Rama.