Red Bulli është shpallur zyrtarisht kampion për konstruktor për këtë sezon, pas triumfit të Maks Vershtapen në Çmimin e Madh të Japonisë. Piloti holandez nuk e vuri në diskutim fitoren, pasi nuk e lëshoi kreun gjatë gjithë garës, duke vendosur njërën dorë në titullin e tretë Kampion Bote.

Pas tij në këtë garë u renditën Lando Norris dhe Oskart Piastri, me McLarenin që festoi një podium të dyfishtë. Në vendin e katërt u rendit Lëklerk, ndërsa pas tij erdhi Luis Hamilton.

Ky ishte titulli i gjashtë kampion për Red Bullin në histori, teksa tashmë skuadra austriake po përgatite dhe për festën e titullit të tretë të Vershtapen, që nuk do të vonojë shumë.