Karlos Sainz ka triumfuar në Çmimin e Madh të Britanisë, duke regjistruar fitoren e parë të karrierës.
Spanjolli triumfon në një garë e cila nisi mes shumë problemeve dhe u detyrua të shtyhej pas aksidentit të pilotit Zhu të “Alfa Romeo”-s i cili pësoi një përplasje të frikshme.
Ferrari rikthehet kështu tek suksesi në këtë Botëror, në një garë ku kryesuesi Maks Vershtapen e mbylli në vendin e 7-të.
Në këtë garë edhe djali i legjendës Shumaker, Mik regjistroi pikët e para në karrierë pas përfundimit në vendin e 8-të.