Pandemia e covid-19 që ka prekur gjithë ka bërë që të gjitha aktivitetet sportive të anullohen.

Formala 1 është një prej tyre dhe ky sezon nuk ka nisur ende zyrtarisht.Deri më tanë janë 8 gara të shtyra për shkak të coroanvirusit, e fundit ishte Çmimi i madh i Kanadasë. 

Sipas mediave të huaja është programuar që ky sezon të nis më 28 qershor me garën në Le Castellet në Francë.Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse kjo garë do të zhvillohet apo do të anullohet, por gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë në Francë.

Në të kundërtë, gara e parë mund të zhvillohet më Austri më 5 korrik në qark Spielberg në të kaluarën e njohur si Zeltweg.