Siç edhe pritej, gara në Çmimin e Madh të Britanisë, në Silverstone, ishte spektakolare, por edhe me kushte të vështira atmosferike.

Piloti i McLaren, Lando Norris, regjistroi suksesin e dytë radhazi, duke u renditur i pari. Pas tij, ishte shoku i ekipit, Oscar Piastri, i cili u penalizua me 10 sekonda. Arritje historike për Nico Hulkenberg, i cili plotësoi podiumin.

Piloti i Kick Sauber, u rendit në vendin e tretë, në atë që ishte arritja më e madhe në karrierë. Në vendin e katërt ishte Lewis Hamilton, i Ferrarit, që nuk ia doli të futet dot mes tre më të mirëve.

Garë për tu harruar për pilotin tjetër të Ferrarut, Charles Leclerc, i cili u rendit në vendin e 14-të. Max Verstappen i Red Bull, nuk shkoi më shumë se vendi i pestë, duke konfirmuar vështirësitë e javëve të fundit.

Dhjetëshja e parë u plotësua nga Gasly, Stroll, Albon, Alonso dhe Russell.