Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) zhvillon konkurset për programet e studimit të parashikuara në formularin A3 më 7 nëntor 2013
DURRËS, 31 tetor 2013 – Në 58 programet e studimit të universitetit publik “Aleksandër Moisiu” (UAMD) ka1145 kuota bosh, nga të cilat 330 në filialin e Peshkopisë, ose 28.8 për qind të numrit gjithsej. Më 29 tetor 2013 Ministrja e Arsimit dhe Sportit Linditë Nikolla ka nxjerrë Udhëzimin nr. 54 “Për procedurat e pranimit në raundin e dytë dhe regjistrimit të kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2013- 2014” (shih faksimilet e tri faqeve të Udhëzimit). Aty bëhet e ditur, ndër të tjera, se “Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës zhvillon konkurset për programet e studimit të parashikuara në formularin A3 më datë 07.1 1.2013 dhe dërgon në AKP rezultatet si dhe i regjistron në sistemin informatik on-line deri me datë 08.11.2013 ora 12:00”. Në formularin A3 (shih faksimilen) janë dhe kuotat për Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Për shkak se gërmat e zgjedhura për formularin A3 janë të vogla, më poshtë “Dyrrah”-u boton listën e përpunuar bashkë me qortimin e gabimeve.
INFO
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
01-administrim biznesi 20 kuota
02-menaxhim-marketing 20 kuota
03-shkenca ekonomike 15 kuota
04-financë-kontabilitet 15 kuota
05-bankë-financë 10 kuota
06-menaxhim hotel restorant 25 kuota
07-menaxhim turizëm kulturor 30 kuota
08-menaxhim turizëm arkeologjik 30 kuota
09-drejtësi 15 kuota
10-shkenca politike 15 kuota
11-administrim publik 15 kuota
12-politikë ekonomike 20 kuota
13-marrëdhënie me publikun 15 kuota
14-histori 15 kuota
15-infermieri e përgjithshme 10 kuota
16-mami 25 kuota
17-fizioterapi 10 kuota
18-navigacion dhe peshkim detar 25 kuota
19-specialist elektrik (2-vjeçar) 20 kuota
20-hidroteknik ujsjellës kanalizime (2- vjeçar) 25 kuota
21-ndihmës dentist (2-vjeçar) 20 kuota
22-menaxhim ndërtimi (2-vjeçar) 35 kuota
23-menaxhim transporti (2-vjeçar) 25 kuota
24-asistent ligjor (2-vjeçar) 15 kuota
25-asistent administrativ (2-vjeçar) 25 kuota
26-teknologji automobilash (2-vjeçar) 20 kuota
27-specialist rrjetesh kompjuterike (2-vjeçar) 20 kuota
28-informatikë praktike (2-vjeçar) 15 kuota
29-gjuhë angleze 20 kuota
30-mësuesi për arsimin fillor kl. I-VI 20 kuota
31-mësuesi për arsimin parashkollor 20 kuota
32-ekspert procesi formimi 15 kuota
33-psikologji-sociologji 20 kuota
34-gjuhë letërsi-anglisht 15 kuota
35-gjermanisht-anglisht 30 kuota
36-shkenca kompjuterike 25 kuota
37-sistemet e informacionit 20 kuota
38-teknologji informacioni 20 kuota
39-matematikë-informatikë 20 kuota
40-informatikë-anglisht 25 kuota
41-multimedia dhe televizioni digjital 15 kuota
42-financë-kontabilitet (Peshkopi) 35 kuota
43-informatikë-anglisht (Peshkopi) 35 kuota
44-matematikë-informatikë (Peshkopi) 60 kuota
45-biologji-kimi (Peshkopi) 25 kuota
46-psikologji-sociologji (Peshkopi) 10 kuota
47-financë-bankë (Peshkopi) 20 kuota
48-gjuhë letërsi-anglisht (Peshkopi) 15 kuota
49-menaxhim-marketing (Peshkopi) 30 kuota
50-administrim-biznes (Peshkopi) 30 kuota
51-infermieri e përgjithshme (Peshkopi) 10 kuota
52-agrobiznes 20 kuota
53-prodhim bimor 20 kuota
54-prodhim blegtoral 20 kuota
55-matematikë-fizikë (Peshkopi) 60 kuota
56-menaxhim i bankave (program në gjuhë angleze) 10 kuota
57-menaxhim hoteleri turizëm (program në gjuhë angleze) 15 kuota
58-menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (program në gjuhë angleze) 15 kuota
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





