Moti i keq me erë të fuqishme ka shkaktuar problematikat e para në Durrës. Një vetratë duralumini në një pallat në lagjen nr.1 në zonën e Vollgës, rrezikon të shkëputet nga momenti në moment.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Policisë, ku pritet të ndërhyjnë për çmontimin e saj.