Një sezon të suksesshëm e konsideron Drejtoria e Tatim Taksave në Durrës sezonin turistik të sapo mbyllur. 3.5 milionë turistë ditorë dhe 15% më shumë të ardhura se një vit më parë janë statistikat që ka bërë publike drejtori i Tatimeve, Shkëlqim Fortuzi, gjatë një komunikimi me mediat. Por sipas drejtorit Fortuzi  problem për këtë drejtori mbetet ende vjelja e të ardhurave nga turizmi, pasi informaliteti vijon të mbetet i lartë, sidomos po të kihet parasysh këtu të ardhurat që duhen vjelur nga plazhet private apo nga familjarët që lëshojnë dhoma apo shtëpi me qira disa ditore.

Gjithsesi për të reduktuar sa më shumë shkallën e informalitetit Fortuzi ka deklaruar se është kërkuar bashkëpunimi me Bashkinë Durrës, në mënyrë që këto ambiente të regjistrohen, të jenë të kontrollueshme dhe të arkëtohen detyrimet  tatimore. “Por ky bashkëpunim deri tani ka munguar”,- nënvizoi Fortuzi. Megjithatë nga ana jonë janë marrë masa të herëpashershme në drejtim të formalizimit dhe regjistrimit të këtyre tatimpaguesve madje në disa raste kemi konfiskuar mallrat që ato dispononin dhe konkretisht janë konfiskuar 25 plazhe private me 250 shezlloge si dhe 26 makineta lojrash fati”.

Të ardhurat e llogaritura gjithsej nga turizmi vjetor në Durrës janë  114.375.000 euro. Në rrethin e Durrësit janë të regjistruar rreth 2470 subjekte  që ushtrojnë aktivitet kryesor në zonën turistike nga të cilët, 1300 u hapën rishtaz, me 4500 të punësuar.

Gjatë periudhës së sezonit turistik si rezultat i rritjes së numrit të turistëve dhe si rezultat i punës së bërë nga administrata tatimore të ardhurat krahasuar me vitin 2011 janë rritur me 865 milion lekë ose 6.5 milion euro më shumë. Plani tetëmujor i realizimit të të ardhurave për vitin 2012 ishte 7 miliardë lekë të reja dhe të ardhurat kanë arritur në 8.5 miliardë lekë, ku operatorët turistikë kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e të ardhurave

Ky numër i konsiderueshëm i bizneseve të reja të hapura si dhe punësimi sezonal i mijëra të papunëve është një sinjal pozitiv për këtë drejtori, pasi dëshmon se sidomos gjatë muajve të verës sektori i turizmit gjeneron të ardhura të shumta. Gjatë muajve të verës vija bregdetare e plazhit të Durrësit, sidomos destinacionet e reja si Gjiri i Lalëzit, sektori Rinia etj regjistruan një numër rekord pushuesish krahasuar me vitet e kaluara.

Drejtori i Tatimeve në Durrës shprehet se të ardhurat tatimore në sektorin e Hoteleri –Turizmit janë rritur me 15% në krahasim me sezonin 2011, ndonëse në këto të ardhura nuk janë përfshirë ato të siguruara nga turizmi familjar në zonë.

Numri mesatar i shtretërve në zonën turistike për akomodimin e turistëve është rreth 16.500 shtreter. Kapaciteti i shfrytëzimit të shtretërve (referuar sektorit të verifikimit në terren) ka rezultuar rreth 50 % të kapacitetit akomodues. Gjatë periudhës së sezonit turistik si rezultat i rritjes së numrit të turistëve dhe si rezultat i punës së bërë nga administrata tatimore të ardhurat krahasuar me vitin 2011 janë rritur me 865 milion lekë ose 6.5 milion euro më shumë.

Plani tetëmujor i realizimit të të ardhurave për vitin 2012 ishte 7 miliardë lekë të reja dhe të ardhurat kanë arritur në 8.5 miliardë lekë, ku operatorët turistikë kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e të ardhurave.

 

6.5 milion euro më shumë të ardhura gjatë arkëtuar gjatë 8-mujorit të këtij viti nga dega e Tatimeve Durrës

3.5 milion turistë ditorë kanë vizituar gjatë kësaj periudhe qarkun e Durrësit dhë vijën bregdetare të tij

4500 të punësuar sezonalë kanë shërbyer në lokalet e sektorit të hoteleri-turizmit gjatë sezonit veror