Durrës, 20 tetor 2014 –Nga facebook-u mësojmë se Kryetari Stafa i Degës së PD-së Durrës vazhdon të bëjë takime intensive me strukturat, anëtarësinë, simpatizantët, militantët dhe organizatat partnere të PD-së.
Është dicka positive madje risi, që z. Stafa përdor forma dhe mjete alternative për të mbajtur kontakte të dobishme pune me elektoratin e djathtë durrsak. Larg takimeve me protokoll të ngurtë, me presidium e me fjalime të shkruara paraprakisht të tilla takime informale, me një pije në tavolinë, apo duke shfrytëzuar evente të ndryshme sportive dhe kulturore mendojmë se janë sa të dobishme aq edhe të frytshme. Këto kontakte të tilla sot, nesër në fushatë elektorale do të japin frytet e veta duke shtuar votat pro PD dhe duke shërbyer për të mobilizuar njerëzit për të kontribuar në fushatën e ardhshem elektorale.
Me dhimbje e them, që fotot e takimit zbulojnë edhe një dobësi, një të metë të PD-së durrsake. Në foto ka vetëm djem të FRPD-së. Nuk shikon asnjë fytyrë femre për be. Një foto të tillë më kujton, një karkaturë të Hostenit të kohës së shkuar, ku tabela e një lokali në vend të shkruante “BIRRARI”, shkruante “BURRARI”, sepse në lokal kishte vetëm meshkuj, që pinin birra me meze.
Vallë, rinia demokrate durrsake nuk ka në rradhët e saj goca durrsake?!
Të kesh një aktivitet vetëm me pjesëmarrës meshkuj në Durrës në qytetin e dytë dhe portin më të madh të Shqipërisë në vitin 2014 është mëkat. Ky nivel i vitit 2014 është i krahasueshëm me nivelin e Peshkopisë së vitit 1947, kur organizata e gruas së Peshkopisë kishte për kryetar të delegacionit në Kongresin e Bashkimit të Gruas Antifashiste një burrë, i cili shkaktoi ilaritet në sallë, kur duke lexuar fjalimin e parapërgatitur shqiptoi edhe frazën:
“Ne gratë e cucat e Dibrës i jena borxh Komandantit dhe Shokut Tito për Rugën e Drits!”
I kujtoj z. Stafa si student i dhjetorit dhe me kontribut të spikatur antikomunist, që PD-ja, kur u themelua në vitin 1990 u themelua si një parti e ndërtuara mbi vlerat e demokracisë, mbi vlerat QYTETARE, mbi një trashëgimi antikomuniste dhe absolutisht mbi vlerat e emancipimit dhe lirisë. PD-ja edhe në muajt e vështirë të pranverës 1991, kur i duhej të përballonte terrorin e Sigurimit dhe të komunizmit në ngordhje e sipër, në cdo aktivitet të saj që nga rimorkjoja e mitingut të parë te stadiumi e deri te aktivitet në sallla të mbyllura apo te anëtarët e komisionet zgjedhore përfaqësohej nga gra e vajza, përgjithsisht nga familjet më qytetare e më fisnike durrsake. Sot larg qoftë PD-ja është shndërruar në BURRARI?!
Fotot ilustruese pasqyrojnë aktivitete të ndryshme të LRI_së dhe PS-së durrsake. Në këto foto të kënaqet syri nga pjesëmarrja e gocave bukuroshe të veshura me shije, shpeshherë me ngjyrat simbol të partive të tyre. Goca bukuroshe të kuruara, që rezatojnë qytetari dhe Evropë. Kontrasti me fotot nga aktiviteti i FRPD-së nuk ka nevojë për komente të mëtejshme. Unë thjesht shpreh urimin, që djemtë e PD-së të jenë aq të aftë, sa që të paktën të bindin të dashurat e tyre, që në zgjedhjet e ardhshme të votjnë siglën e PD-së!
Duke kritikuar këtë shfaqje obskurantizmi, që gjallon në fotot e këtij aktiviteti të rinisë demokrate unë po ashtu nuk jam pro praktikave të ashtuquajtura të orientimit liberal, që Kryeministri Rama ka zbatuar veçanërisht në rekrutimin e shtresës së lartë të administratës shqiptare. Personalisht mendoj se emërimi i cupërlinave, i femrave bukuroshe, me moral liberal e tyrryfyle nga mendja apo dhe i përfaqësuesve të deklaruar ose jo të LGBT-ve shqiptare në poste kyçe të administratës shtetërore veçanërisht në ato, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare në një moment krize do t’i shkaktojë telashe e do jetë burim rreziku kombëtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Fundi i fundit kjo është Shqipëria, që varion nga papërgjegjshmëria ylberiste alla Kristi Pinder e Kryeministrit Rama deri te BURRARIA e rinisë demokrate durrsake.
Land of contrast thotë anglezi !!!!!!!!!!!!!


/Gje.Tha Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





