Forumi Ekonomik i LSI Durrës paralajmëron se së shpejti do të prezantojë një projekt konkret ekonomik dhe zhvillimor për qytetin bregdetar. Projekti pritet të bëhet publik për qytetarët brenda pak ditësh.

Përmes një postimi në rrjete sociale, dega lokale e LSI-së njofton se “projekti do gjenerojë mijëra vende pune, do orientojë rininë, të sapo diplomuarit dhe profesionistët drejt tregut të punës, do e shndërrojë Durrësin në epiqendër të zhvillimit ekonomik dhe nuk do kemi më një qytet ku pastrohen paratë përmes ndërtimit dhe betonizimit në shërbim të mafias – por një Durrës me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në shërbim të banorëve”.

Postimi i plotë:

Së shpejti prezantim i një projekti konkret ekonomik dhe zhvillimor për Durrësin.

Një nga seksionet e Forumit Ekonomik të LSI Durrës u mblodh sot për të diskutuar mbi organizimin e prezantimit në mënyrë të shtjelluar të një projekti ekonomik konkret dhe inovativ për Durrësin dhe mbarë vendin.

Projekt që do gjenerojë mijëra vende pune, do orientojë rininë, të sapo diplomuarit dhe profesionistët drejt tregut të punës, do e shndërrojë Durrësin në epiqendër të zhvillimit ekonomik dhe nuk do kemi më një qytet ku pastrohen paratë përmes ndërtimit dhe betonizimit në shërbim të mafias – por një Durrës me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në shërbim të banorëve.

Edhe pak ditë dhe projekti do i prezantohet i shtjelluar banorëve të Durrësit, të cilët do jenë përfituesit realë.

Forumi Ekonomik i LSI Durrës

Së shpejti prezantim i një projekti konkret ekonomik dhe zhvillimor për Durrësin. Një nga seksionet e Forumit Ekonomik…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Thursday, January 28, 2021