Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një material të përgatitur në kuadër të Planit të Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike në Durrës, i financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Sipas Forumit, në dokumentin e publikuar janë të përfshirë edhe emrat e personave që kanë kontribuar në hartimin e projektit, i cili pritet të ndikojë në prishjen e banesave dhe bizneseve.

“Qytetarë të Durrësit. Ja ku i keni emrat e atyre që pregatitën Planin për të prishur shtëpitë në emer të Historisë. Të njëjtit emra që nuk folën kurrë për shkatërrimet e arkeologjisë në Durrës. Ju duhet ti kërkoni llogari këtyre njerzve për atë që kanë bërë me arrogancë dhe pa konsultime me ju.”, shkruan forumi në rrjetet sociale.

Screenshot