Një fëmijë rezultoi i infektuar me HIV vitin e kaluar, ndërsa prindërit e tij rezultojnë negativ. Lajmi u bë publik në media më 1 Dhjetor të 2022, në ditën botërore të Sidës. Prindërit akuzojnë QSUT-në se fëmija i tyre është infektuar me HIV në ambientet e Pediatrisë kur ka qenë i shtruar.
Sipas News 24, lidhur me këtë rast Gjykata e Tiranës do të hapë një çështjen gjyqësore. Vendimi për hapjen e çështjes, ka ardhur pikërisht pas apelit të prindërve.
Gjithçka sipas tyre nisi në 28 nëntor 2021 me një bronokopneumoni të shfaqur te foshnja e tyre një muaj pas lindjes.
Më pas u bë shtrimi i parë në pediatri, në reaminacion në terapi intensive. Shtrimet në spital janë ripërsëritur disa herë dhe gjithmonë për arsye të ndryshme.
Pas një sërë analizash u konfimua se foshnja ishte pozitiv me HIV.