Një foshnje e sapolindur është gjetur e hedhur në një qese plastike, e mbuluar me milingona në një kazan plehrash.

Policia në Bhopal të Indisë beson se ajo mund të jetë braktisur nga prindërit e saj, sepse ishte e gjinisë femër dhe jo djalë.  

Sipas “DailyMail”, ajo u gjet nga një kalimtar i cili dëgjoi të qarat e foshnjes nga brenda koshit të mbeturinave.

“U trondita kur pashë kokën e një fëmijë brenda një qeseje plastike. Milingonat kishin mbuluar gjithë kokën dhe trupin e saj”, tha ai.

Ai kërkoi ndihmë nga dy miq të tij, me të cilët pastroi foshnjen nga insektet dhe e dërgoi atë në spitalin më të afërt. Fatmirësisht foshnja ka shpëtuar.